Rama: Ja pse zgjodha Veliajn për Tiranën, Halim Kosova, burrë i mirë, por i lodhur!

Aktualitet

rama2015Kryetari i PS, Edi Rama njëherësh kryeministër, ka treguar arsyen pse vendosi Erion Veliajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Tv Klan, Rama ka shpjeguar se Veliaj ishte profili që kërkohej më shumë nga opinioni kryeqytetas.

Edi Rama:

Patëm një proces, patëm një numër të madh kandidatësh e kandidatesh për Tiranën, u angazhuam në një proces anketimesh të opinionit të kryeqytetit për të kuptuar se cili ishte profili që qytetarët donin në krye të Tiranës.

Arritëm në konkluzionin se qytetarët e Tiranës presin që bashkia të kthehet në punë dhe që në krye të punëve të jetë një kryetar punëmbaruar që të ketë aftësinë për të komunikuar e për tju qëndruar pranë qytetarëve.

Ky është një profil që përputhet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale, atij i ra për barrë projekti kombëta i rilindjes, dhe për të sjellë rilindjen edhe në Tiranën kryeqytet që në katër vjetët e fundit s`ka pasur asnjë zhvillim.

Në përgjigje të kritikave për procesin e zgjedhjes së kandidatit, Rama theksoi se procesi ka qenë i shpejtë dhe gjithë përfshirës.

Rama tha se Erion Veliaj është një nga ministrat me rezultatet më të shpejta në qeveri dhe i vendosur në mardhëniet me njerëzit.

Sipas Ramës, Veliaj përkon me projektin e qeverisë për kryeqytetin. “Zakonisht më të sulmuarit janë më të suksesshmit”, theksoi Rama.

Në lidhje me kandidatin e PD, Halim Kosova, Rama tha se “besoj se është e kundërta e doktorit të parë”. “I pari ishte ai që ishte, ky doktori tjetër është burrë i mirë por shumë i lodhur, Tiranës nuk i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, i duhet një kryetar të drejtojë qytetin e jo një azil pleqsh”.

Sipas Ramës, nuk do të jetë e lehtë të gjendet zëvendesuesi i Veliajt në ministrinë e Mirëqënies Sociale, ndërsa theksoi se nuk do të ketë riformatim të kabinetit qeveritar.

Ne pergjigje te deklarates se Ben Blushit per "funeralin e Rilindjes", Rama theksoi se qytetaret mbeshtesin rrugen e ndjekur nga Qeveria deri tani ndersa shtoi se ajo qe ishte zhbere nga Qeverisja e PD, tani eshte bere dhe vendit i mbetet te ece perpara.

ME TE LEXUARAT