Podan raporton për Shqipërinë në FMN: Stabiliteti makroekonomik po forcohet, rritja nën potencial

Aktualitet

podanAngazhimi i autoriteteve shqiptare për të forcuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar mbetët i fortë, por ekonomia e vendit po rritet poshtë potencialeve të saj, raportoi në emër të Shqipërisë, në takimin e pranverës të FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, ministri i Financave të italisë, Pier Carlo Padoan.

Ai tha se, pas një ngadalësimi në 2013, rritja ekonomike u rikuperua vitin e kaluar e nxitur nga rritja e kërkesës. Përmirësimi i konsumit privat dhe investimeve pasqyron kushtet e përmirësuara të financimit dhe efektit që pasoi shlyerja e detyrimeve të prapambetura në ekonomi. Por përkundër rritjes më të shpejtë, ekonomia shqiptare vazhdon të operoje nën potencialin e saj, tha Podan.

Ministria italian referoi se, deficiti i llogarisë korente është ende i lartë, dhe vijon të financohet në një masë të madhe përmes investimeve të huaja direkte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Buxheti 2015 synon deficit 4,8 për qind të PBB-së, e cili do të lejojë që borxhi publik të shkojë  në 64 për qind e PBB-së deri në fund të programit ( në vitin 2017). Përveç kësaj, përpjekje të mëtejshme do të merren për shlyerjen e borxheve të papaguara të mbetura në sektorin publik, për të përmirësuar procesin e ekzekutimit të buxhetit dhe forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të borxhit, tha Podan.

Ai u bëri të ditur ekspertëve të FMN dhe BB -se, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare akomoduese në shërbim të objektivit 3 % të inflacionit.

Podan tha se, axhenda e reformave financiare do të ecë përpara, në përputhje me rekomandimet e Vlerësimit të Sektorit Financiar Raporti program dhe Vlerësimi Mbrojtja. Reformat gjithëpërfshirëse strukturore do të vazhdojnë të avancojnë.  Reforma e sektorit të energjisë elektrike do të përshpejtohet, tha ai.Vëmendje do t’i kushtohet reformave shëndetësore, të arsimit dhe të sistemit gjyqësor, tha Podan. Monitor

ME TE LEXUARAT