Aliaj: Rritja e naftës nga shtrenjtimi në tregjet ndërkombëtare

Aktualitet

crude-oil-price-300x112Ndonëse grafiku i naftës Brent tregon se nafta është kuotuar dy herë në nivelet aktuale dhe në shkurt (kohë kur dhe në tregun vendas u rritën çmimet tre herë radhazi), Aliaj thotë se ata marrin për referencë bursën e Platts, jo Brent që është një tregues i kontratave të së ardhmes….

Për Luigji Aliajn, drejtues në kompaninë më të madhe të naftës Kastrati dhe kryetar i Shoqatës së Shoqërisë së Hidrokarbureve, rritja e çmimit të naftës në tregun vendas gjatë këtij viti është thjesht reflektim i shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë spekulim me çmimet.

“Javën e kaluar çmimi i naftës është rritur përditë në tregjet ndërkombëtare, duke u shtrenjtuar me 78 dollarë për ton”, tha Aliaj për Monitor.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse llogariten të gjitha hallkat e foromit të çmimit, nga blerja, hyrja në port, taksat, marzhet e shitjes, çmimi është në nivelet minimale sipas tij. Një tjetër factor që ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimit, sipas Aliajt, është dhe dollari i fortë, që këmbehet aktualisht me 130-132 lekë.

Në fillim të kësaj jave, çmimi i naftës shënoi një rritje prej tre lekë për litër, duke arritur në 176 lekë për litër. Kjo është rritja e katërt gjatë këtij viti, pas tre rritjeve të tjera, nga pesë lekë për litër çdo herë në shkurt. Në raport me fillimin e këtij viti, kur arriti nivelet më të ulëta në tre katër vitet e fundit, nafta është shtrenjtuar me 10% dhe është 14 lekë larg niveleve rekord prej rreth 190 lekësh që u arrit në janar të vitit të kaluar.

Aliaj thotë se ky shtrenjtim ka reflektuar 10-12 lekë për litër rritjen e Platts dhe 7-8 lekë për litër kursin e këmbimit, ndërkohë që është rritur dhe TVSH, pasi paguhet tashmë mbi një nivel më të lartë. Ndërkohë niveli i taksave ka arritur në 100 lekë për litër, pas rritjes së taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër në janar. Gjithsesi, Aliaj pohon se efekti i kësaj takes u neutralizua në janar, si rrjedhojë e rënies së çmimit të naftës në bursa.

Ndonëse grafiku i naftës Brent (shiko më poshtë) tregon se nafta është kuotuar njëherë në nivelet aktuale dhe në shkurt (kohë kur dhe në tregun vendas u rritën çmimet tre herë radhazi), Aliaj thotë se ata marrin për referencë bursën e Platts, jo Brent që është një tregues i kontratave të së ardhmes.

Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nafta është një biznes shumë i vështirë dhe me marzhe mjaft të ulëta fitimi, çka bën që të jetë sektori i vetëm ku ka falimentime në masë. “Në vit falimentojnë 2-3 shoqëri të mëdha”. Aktualisht IT Oil dhe Tea Group janë dy kompani që janë në vështirësi dhe po dalin nga tregu.

Aliaj pranon që është e vërtetë që çmimet e naftës janë më të lartat në rajon, kjo për shkak të taksave të larta, por nga ana tjetër vendi ynë ka dhe taksat më të ulëta për makinat në rajon.

ME TE LEXUARAT