Aksioni antidrogë në Itali, ja shqiptari që u arrestua me 200 mijë euro e 20 kg heroinë

Kliko per me shume info

shqiptari-heroine-armeNjë sasi e konsiderueshme droge dhe eurosh i janë sekuestruar sot një shtetasi shqiptar në Itali.
Emigrant ka rënë në prangat e policisë, pasi iu sekuestruan 20 kilogramë kokaine dhe 200 mijë euro.
Aksioni antitrafik u zhvillua në Leçe, ku u arrestua edhe shqiptari Indrit Taipi. Ai ishte banor në Bergamo iu kapën 20 kg kokainë, të fshehura në garazhin e banesës.

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të makinës iu gjetën edhe 200 mijë euro, që janë fryt i trafikut të kokainës.
Në banesë iu kapën edhe tre pistoleta të markave e kalibrave të ndryshme, njëra prej të cilave ishte e pajisur me silenciator dhe municione.
Policia ka bërë me dije se shtetasit shqiptar i janë kapur 200 mijë euro në makinë pas një kontrolli të imtësishëm e këmbëngulës të hetuesve.
Më pas, nga kontrolli në banesë, hetuesit kanë gjetur edhe 20 kg heroinë dhe tri armë në garazhin e shqiptarit.
Dyshohet se trafikanti i arrestuar ka pasur lidhje me kartelet e trafikut të narkotikëve nga Amerika e Jugut ndërsa hetimet vazhdojnë.


Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here