Berat, aksion kundër lojërave të fatit pa leje, procedohen 5 pronarët

Aktualitet

makinetaaaaPolicia e Beratit ka nisur procedim penal ndaj pese shtetasve pas operacionit te koduar "Makineta".

Burimet zyrtare kane thene se më datë 20.04.2015, nga ana e forcave të policisë të Strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut Berat, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Makineta”, si rezultat i të cilit, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1. L .V, 47 vjeç, banues në Berat.

2. M. V, 22 vjeç, banues në Berat.

3. E.P, 27 vjeç, banues në Berat.

4. I.D, 24 vjeç, banues në Berat.

5. A.B, 43 vjeç, banues në Berat.

Behet me dije se procedimi ndaj këtyre shtetasve, filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, në lokalet e tyre, janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit si dhe vënien e lokaleve në dispozicion të tyre, pa leje.

Policia ka thene se në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende të cilat përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti (dhjetë makineri në gjendje funskionale si dhe një kompjuter ).

Materialet e përgatitura ndaj këtyre shtetasve, ju dërguan për veprime të mëtejshme organeve kompetente, për veprat penale të parashikuara në nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT