Konfindustria: Politikat fiskale të qeverisë rrezikojnë të dështojnë

Aktualitet

gjergj-buxhuku-10-gusht1Konfindustria, duke marre shkak nga renia e ndjeshme e te ardhurave nga tatim fitimi per 2 mujorin e pare te vitit 2015 krahesimisht vitit pararendes, shpreh shqetesimin e saj lidhur me rrezikun e deshtimit te te gjithe politikave fiskale 2 vjecare te ndjekura nga ekzekutivi shqiptar nen trysnine edhe te marreveshjes me FMN/Fondin Monetar Nderkombetar. Sipas te dhenave te institucioneve shteterore ne muajt janar- shkurt 2015 ka renie te ndjeshme prej mbi 13% te te ardhurave nga tatim fitimi krahesimisht me vitin pararendes dhe mbi 30% ndaj planifikimit buxhetor.

Konfindustria vlereson gjithashtu, se treguesit e mesiperm buxhetore paralajmerojne qartesisht per rrezikun e deshtimit te plote edhe te recetave te FMN, te parashikuara ne marreveshjen e kredise te vitit 2014 me qeverine shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konfindustria vlereson, se ne nje pjese te madhe renia e te ardhurave buxhetore per muajt e pare te vitit 2015, eshte pasoje e drejtperdrejte e politikes se rritjes ne pergjithesi te ngarkeses taksore te shprehur ne 2 paketa fiskale te njepasnjeshme ne vitet 2014-5 per biznesin dhe qytetaret, perthyerjes me 50% te tatim fitimit per kategorite e biznesit me qarkullim vjetor nen/mbi 8 milion leke, kalimit “de facto’ nga sistemi i takses se thjeshte me baze 10% ne taksen e sheshte 15%, etj.

Konfindustria ka paraqitur me kohe, publikisht dhe ne menyre te arsyetuar ekzekutivit shqiptar per rrezikun, qe i paraqitet buxhetit te shtetit si dhe vete qendrueshmerise makroekonomike te vendit nga politikat e rritjes se ngarkeses tatimore per nje ekonomi me:- fshehje te te ardhurave fiskale ne vleren e afer 50% te PBB, -pasojave te krizes globale, -kontrollit fiskal hapsinor te dobet dhe - sistemit gjyqesor problematik.

ME TE LEXUARAT