Takimi me 61 kandidatët, Peleshi: Fushatë me frymë pozitive

Kliko per me shume info

peleshi2015Në një takim informal, pa pranine e medias koalicioni i majtë ka mbledhur 61 kandidatët e 61 bashkive të vendit. Rama, Meta dhe drejtuesit e tjerë të partive partnere kanë biseduar për disa moment me të zgjedhurit e tyre duke iu bërë edhe prezantimin e parë zyrtar.

Takimi zgjati pak më shumë se gjysëm ore Rama e Meta nuk lëshuan deklarata dhe ishte Niko Peleshi që ndaloi para mediave.

Kliko per me shume info

Niko Peleshi: Ky ishte takimi unifikues i 61 kandidatëvë kryesore. Mesazhi kryesor  ishte unifikimi i kandidaturave jo si kandidaturë e një partie politike, por të një koalicioni të zgjeruar të PS, LSI dhe rreth 40 partive të tjera.

Mesazhi i dytë ishtë fakti se koalicioni ynë në këtë fushatë do të futet me frymë pozitive, larg toneve të ashpra politike dhe pranë toneve qytetarë duke bërë apel për transformim urban të bashkive, të cilat kanë dalë nga një refomrë administrative që i fuqizon shumë dhe i krijon mundësinë për të marrë plane straategjike zhvillimi.

Është një formacion kandidatësh ku dominon prezenca e zonjave, kemi mbi 15% zonja kandidate që do të kenë edhe mbështetjen e qytetarëve.

Kandidati kryesor i së majtës, ai i Tiranës para takimit me garuesit e tjerë ka ndarë disa minuta në kafe me njeriun më të përfolur si kandidat për kryeqytetin Pandeli Majkon.

Veliaj e Majko kanë preferuar të mos bëjnë komente dhe për kamerat që i prisnin iu ofruan vetëm buzëqeshje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here