Prishtinë, nis protesta e opozitës

Kliko per me shume info

protesta-prishtineMijëra protestues të udhëhequr nga tri partitë opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë nisur protestën e paralajmëruar për sot.

Protesta ka nisur tek sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe protestuesit po mbajnë flamuj kombëtar dhe parulla që shpërfaqin kërkesat e protestës. Protestuesit janë duke marshuar drejt Gjykatës Kushtetuese. Tashmë protestuesve iu kanë bashkëngjitur edhe tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Kliko per me shume info

“Me hajna nuk ka shtet”, “Hajnat në burg, jo në Qeveri”, “Asociacioni i Serbisë i barabartë me ndarjen e Kosovës”, janë disa nga mbishkrimet që mbajnë parullat e protestuesve.

Shkaqet kryesore që kanë nxitur mbledhjen e këtyre protestuesve sipas organizatorëve janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.

Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe do të përfundoj në sheshin ‘Skenderbeu’.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here