Policia e Kosovës merr masat për protestën e opozitës

Kosovë&Rajon

polici-kosovePolicia e Kosovës njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me protestën e e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00 në Prishtinë.

“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët, “Garibaldi”;“Gjorgj Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; Bill Klinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

ME TE LEXUARAT