Kryeministri serb Vucic kërcënon me arrestimin e Hashim Thacit

Kliko per me shume info

vucic14Kryeministri serb Aleksander Vuçiç kërcënon te arrestoje zv.kryeministrin e qeverise se Kosovës, Hashim Thaçi nëse viziton Beogradin.
Kreu i qeverise serbe sqaroi se ndaj Thaçit është ne fuqi nje flere-arresti për veprimtari kundër shtetit serb dhe autoritetet do te veprojnë sipas ligjit nëse ai prek token serbe.

“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti ynë do t’i respektoje, nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka nderhyre dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçit”.

Kliko per me shume info

I pyetur se perse nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte gjithashtu i akuzuar kur vizitoi Serbinë, Vuçiç përsëriti se Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti do te zbatoje ligjet ne fuqi. Me herët edhe prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç kishte kërcënuar me arrestimin e Thaçit, pasi flete-arresti per te është ende i vlefshëm.
Lajmi per viziten e ministrit te Jashtëm Thaçi ne Beograd per te marre pjese ne nje konference per integrimin e Ballkanit Perendimor me 24 prill u prit me reagime te ashpra te zyrtareve dhe opinionit publik ne Serbi.

loading...

1 COMMENT

  1. O te q… Shtetin e Serbis po mos shko ne serbi dhe mos jus vini vemendjen se cthot Serbia , shikoni punen e Kosoves dhe interesat e vendit dhe popullit dhe fuck Serbis snd dhe rest off countris that don’t like that just fuck Serbia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here