Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mustafa takohet me ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Markusz

mustafaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e shumanshme që Hungaria ka dhënë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese evropiane.

Duke i uruar sukses ambasadorit Markusz gjatë misionit në Kosovë, Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe të marrëdhënieve me Hungarinë.

Mustafa e njoftoi ambasadorin hungarez edhe për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e programit qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën evropiane, si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shprehu përkushtimin e tij për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë në ekonomi, duke folur edhe për mundësitë që bizneset hungareze të investojnë në Kosovë.
Ambasadori Markusz theksoi edhe përkrahjen e mëtejshme të Hungarisë për proceset integruese evropiane të Kosovës

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet