Hashim Thaçi konfirmon vizitën e tij në Beograd

Kliko per me shume info

thaciHashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në konferencën për integrime evropiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill, raporton b92.

Lajmërimin për konfirmimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit e ka bërë organizata jo qeveritare Komiteti për Arsimim të të rinjve, e cila edhe është nikoqire e kësaj konference me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Kliko per me shume info

Ftesa që iu është bërë Hashim Thaçit së fundmi nga kjo organizatë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin serb.

Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka çfarë kërkon në Serbi, ndërkaq ka pasur zëra edhe të llojit se ai duhet të arrestohet me rastin e vizitës së tij në Beograd.

Por, duket se Hashim Thaçi ka vendosur t’i injorojë këto zëra duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në këtë konferencë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here