Thaçi në Beograd, nisje e rrënimit të stereotipave

Kliko per me shume info

thaciÇdo mundësi që Hashim Thaçi ta vizitojë Beogradin do të ishte e mirëseardhur. Kështu konsideron gazetari dhe komentuesi veteran nga Beogradi, Boshko Jakshiq.

Në një deklarim për “Kohën Ditore”, Jakshiq tha se “ndoshta gjatë kafes së përbashkët që e pinë para pak kohe në Prishtinë, Thaçi e Daçiqi kanë konstatuar se do të duhej të shiheshin më shpesh, qoftë edhe pa flamuj, ashtu që të mos u ik çmimi ‘Nobel’ për paqe”.

Kliko per me shume info

Sipas këtij gazetari veteran serb, në Beograd thuhet se Thaçi do të vinte në kryeqytetin serb në një takim të një organizate joqeveritare.

I pyetur nëse një vizitë e mundshme e Thaçit në Beograd do të ishte e parakohshme, duke e marrë parasysh qëndrimin e pjesës së madhe të publikut serb ndaj Kosovës dhe Thaçit, Jakshiq tha se nuk e di nëse do të ishte e parakohshme, por shtoi se personalisht mendon se një vizitë e tillë “do të ishte e vonuar, por realitetet janë tjetër fare”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here