Prokurori serb: Thaçi mund të arrestohet nëse vjen në Beograd

Kliko per me shume info

vuckivic1-340x200Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviç, paralajmëroi se fletarresti për Hashim Thaçin ende është në fuqi, kështu që ai mund të arrestohet nëse shkon në Beograd.

“Hetimet për Thaçin janë të pezulluara, pasi është i pakapshëm për organet hetuese. Është e vërtetë se Interpoli i ka bllokuar fletarrestet për Thaçin në vendet e tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarët më të lartë shqiptarë, por në Serbi ai është në fuqi, kështu që nëse vjen këtu mund ta arrestojmë”, ka thënë Vukçeviq për “Blic”.

Kliko per me shume info

Mediat e Serbisë dhe Kosovës lajmëruan dje se zëvendëskryeministri dhe shef i diplomacisë kosovare do të qëndrojë në fund të muajit në Beograd, me ftesë të organizatës joqeveritare serbe “Ambasadorët e Paqes”, për të marrë pjesë në një konferencë për integrimet evropiane të vendeve të rajonit.

Organizatori ka paralajmëruar pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të katër vendeve ballkanike, ndërsa Thaçi sipas disa mediave, ka paralajmëruar se me gjasë do të shkojë në Beograd.
Në anën tjetër, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se s’ka nevojë që Thaçi të vijë në Beograd. “Atë tubim nuk e organizon qeveria e Serbisë, unë as që kam planifikuar të marrë pjesë në të, kështu që nuk besoj se ka nevojë që Hashim Thaçi të vijë në Beograd”, ka thënë Daçiç

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here