Basha i beson Tiranën Halim Kosovës, bën prezantimin tek lulishtja pranë Muzeut Kombëtar

Kliko per me shume info
halim-kosovaPartia Demokratike zbardh dilemën për bashkinë më të madhe në vend duke vendosur të kandidojë për këtë garë deputetin Halim Kosova.

Ajo që përflitej mediatikisht është tashmë zyrtare dhe vendimi pritet të zyrtarizohet sonte nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Deputeti Halim Kosova u përfshi në listën e demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke u zgjedhur deputetet në parlamentin e Shqipërisë.

Muajt e fundit të mandatit të qeverisë Berisha Halim Kosova mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë ndërsa për shumë vite ishte drejtor i spitalit “Mbretërsha Geraldinë”.

Po ashtu Partia Demokratike ka vijuar me zyrtarizimin e kandidaturave për bashkitë e vendit.  Kështu për bashkinë e Rrogozhinës PD kandidon Eqerem Deliun, në Konispol është kandidati Malo Myrtaj, në Përmet kandidon për të djathtën Niko Shupuliu, ndërsa në Pogradec PD vendosi të kandidojë Eduart Kaprin ndërsa në Mallakastër PD kandidon Agron Kapllanajn.

Kliko per me shume info

Partia Demokratike pritet që brenda kësaj jave të zyrtarizojë të gjithë kandidatët ndërsa tashmë më shumë se gjysma e tyre është vendosur dhe kanë nisur kontaktet me elektoratin.

Kandidatët e zyrtarizuar deri më tani nga PD

Bashkia Rrogozhinë – Eqerem Deliu
Bashkia Konispol  – Malo Myrtaj
Bashkia Përmet – Niko Shupuli
Bashkia Pogradec – Eduart Kapri
Bashkia Mallakastër  -Agron Kapllanaj
Bashkia Durres -Grida Duma
Bashkia Berat – Kasem Mahmutaj
Bashkia Kucovë – Muslim Haxhia
Bashkia Kukës – Bashkim Shehu
Bashkia Korcë – Gjergji Mero
Bashkia Fushë Arrëz – Gëzim Vata
Bashkia Përrenjas – Bajazit Karriqi
Bashkia Maliq – Xhevdet Belishta
Bashkia Lushnje – Darien Xhindoli
Bashkia Peqin – Albert Kreci
Bashkia Pukë – Rrok Doda
Bashkia Burrel – Nezir Rizvani
Bashkia Klos – Basir Cupa
Bashkia Divjakë – Irakli Gorea
Bashkia Belsh – Asqeri Kuqja
Bashkia Tropojë – Besnik Dushaj
Bashkia Elbasan – Ardian Turku
Bashkia Kamzë – Xhelal Mziu
Bashkia Gjirokastër – Igli Kokalari
Bashkia Libohovë – Altim Çomo
Bashkia Gramsh – Kodhel Cala
Bashkia Ura vajgurore – Buaj Hoxha
Bashkia Patos – Luan Mustafaj
Bashkia Vau i Dejes  – Zef Hila
Bashkia Delvinë – Dhurim Alinani
Bashkia Roskovec – Gëzim Caushi

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here