Basha ndahet me PR, kandidon Grida Dumën për Durrësin

Kliko per me shume info
grida-dumaPartia Demokratike shpërfill kandidatin e Partisë Republikane për Durrësin dhe vendos të garojë në zgjedhjet elektorale të 21 Qershorit me Grida Dumën.

Në këtë mënyrë Lulzim Basha bën fakt “divorcin” me aleatin historik Fatmir Mediun, i cili kishte prezantuar publikisht Agron Dukën si kandidatin më potencial për të fituar Bashkinë e Durrësit, prej 2 mandatesh nën pushtetin e kryetarit nën siglën e PS Vangjush Dako.
Megjithatë ditën e djeshme forca më e madhe opozitare, PD ka zyrtarizuar Kasem Mahmutaj si kandidat për Bashkinë e Beratit. Mahmutaj vjen nga Partia Republikan dhe kjo mund t’i ketë ulur tensionet mes palëve.Kandidatët zyrtarë të PD deri tani për zgjedhjet e 21 qershoritGrida Duma – Bashkia Durrës
Gëzim Vata – Bashkia Fushë-Arrëz
Bashkim Shehu – Bashkia Kukës
Myslim Haxhi – Bashkia Kuçovë
Kasem Mahmutaj – Bashkia Berat
Bajazit Karriqi – Bashkia Përrenjas
Xhevdet Belishta – Bashkia Maliq
Darien Xhindoli — Bashkia Lushnje
Albert Kreci —Bashkia Peqin
Rrok Doda — Bashkia Pukë
Nezir Rizvani — Bashkia Burrel
Basir Cupa – Bashkia Klos
Irakli Gorea — Bashkia Divjakë
Asqeri Kuqja – Bashkia Belsh
Besnik Dushaj—Bashkia Tropojë
Ardian Turku—Bashkia Elbasan
Xhelal Mziu—Bashkia Kamzë
Igli Kokalari—Bashkia Gjirokastër
Altim Çomo—Bashkia Libohovë
Kodhel Cala—Bashkia Gramsh
Buaj Hoxha—Ura vajgurore
Luan Mustafaj—Patos
Zef Hila—Vau i Dejes
Dhurim Alinani — Bashkia Delvinë
Gëzim Caushi —Bashkia Roskovec

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here