Punëtorin e aeroportit e zë gjumi tek bagazhet, avioni bën ulje emergjente

Bota

avioni-uljeeeeNjë aeroplan udhëtarësh në Shtetet e Bashkuara është detyruar të kthehet në qytetin Sietël, pasi një punëtor i aeroportit kishte fjetur në pjesën transportuese të aeroplanit, para se ai të ngritej.

Kompania Alaska Airline ka njoftuar se piloti dhe udhëtarët e klasës së parë në aeroplan, që fluturonte për në Los Anxhelos, kishin dëgjuar zhurmë që vinte nga pjesa nën ta, pak kohë pasi aeroplani ishte ngritur nga aeroporti në Sietël, gjatë ditës së djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Piloti shpalli situatë emergjente për të pasur prioritet për aterim prapa në aeroportin ndërkombëtar në Sietël, ku punëtori që e kishte zënë gjumi, doli nga aeroplani.

Kompania tha se punëtori “u ka thënë autoriteteve se e kishte zënë gjumi”.

Ai ishte njëri nga katër anëtarët e ekipit që i ka ngarkuar valixhet në aeroplan, që i kishte 170 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

ME TE LEXUARAT