Kandidati i PS për Tiranën, Rama mbledh deputetë e ministra

Kliko per me shume info

edi-rama33-314x2005Kryeministri Edi Rama ka thirrur nje mbledhje me deputete te PS dhe Ministra te Qeverise, me qellim percaktimin e kandidatit qe do te garoje per PS dhe koalicionin e majte ne zgjedhjet lokale per Bashkine e Tiranes.

Menjëherë pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, u takua për rreth 60 minuta në selinë e Kryeministrisë me një grup të ngushtë ministrash dhe deputetësh.

Kliko per me shume info

Në takim kanë marrë pjesë ministrat Lindita Nikolla, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, deputetët Balla dhe Shalsi si dhe kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi.

Ne takim ishte edhe Erjon Veliaj, njëri prej emrave më të përfolur si kandidat i mundshëm i së majtës për Bashkinë e Tiranës.

Rama ka thene se brenda mesit të kësaj jave nga PS do të dilej me një emër për kandidat, ndaj për këtë emër duhet pritur e mërkura ose e enjtja.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here