Sulmohet një shkollë në Siri, 10 të vdekur e 30 të plagosur

Bota

siriNjë avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar me "bombë vakum" shkollën Said el- Ensari në rajonin Ensari të Halepit.

Sipas të dhënave paraprake 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me "bombë vakum" të ndërmarrë nga ushtria siriane ndaj një shkolle fillore në rajonin Ensari të Halepit që është nën kontrollin e forcave opozitare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajon mësohet se një avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar me "bombë vakum" shkollën Said el- Ensari në rajonin Ensari të Halepit. Zyrtari i mbrojtjes civile i cili kërkon të mbetet anonim tha se "në sulmin e ndërmarrë nga forcat e regjimit kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë ku mes tyre mësues dhe nxënës. Gjithashtu si pasojë e bombardimit janë shkatërruar edhe shumë mjete tjera".

Zyrtari i cili thekson më tej se për shkak të sulmeve ajrore të regjimit në rajone, të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep, është paralajmëruar populli "që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre" ai ka pohuar se: "Në mënyrë për të mos lejuar që Esadi të ndërmarrë masakra të reja në Halep, kemi paralajmëruar popullin që të mos dalin jashtë, dhe të mos qëndrojnë në vende të populluara dhe në vendet e tregjeve".

Ndërsa një nga aktivistët lokalë, Ahmed Jasir duke theksuar se forcat e regjimit po sulmojnë me "bomba vakum" rajonet Ensari dhe Besatin Kasr të Halepit ai u shpreh se "forcat e Esadit që nga dita e djeshme e deri më tani po sulmojnë me bomba vakum vendet e populluara nga civilët dhe vendet e tregjeve. Në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep iu është kërkuar civilëve që të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme. Avionët luftarakë janë duke bombarduar që nga mëngjesi e deri tani. Nga frika nuk mund të dalim jashtë".

Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian të cilët kanë konfirmuar se në sulmet ajrore në rajonin Ensara kanë humbur jetën 4 mësues, ka theksuar gjithashtu se sulmet e regjimit janë akoma në vazhdim.

ME TE LEXUARAT