Vendimi i UEFA për Mali i Zi-Rusi, reagon FSHF: Me 2 standarde

Aktualitet

rusKomisioni i Etikes dhe Disiplines, i jep ne tavoline Rusise 3 pike, ne lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke denuar keshtu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim eshte tejet i drejte : Ne perputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson qe ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi Komisioni i Etikes dhe Disiplines nuk aplikoi te njejtin standart gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani te Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqeruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s.Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit.

ME TE LEXUARAT