Ban: Kampi i refugjatëve palestinezë, kamp i vdekjes

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

banSekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë kampi i refugjatëve palestinezë afër Dakaskut, një pjesë e madhe e të cilit është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik paraqet “rrethin më të thellë të ferrit” në horrorin katër vjeçar të Sirisë. Ban Ki-moon, iu ka thënë gazetarëve mbrëmë se kampi i refugjatëve ka filluar të duket si një kamp i vdekjes për 18 mijë banorët e tij.

Ai ka paralajmëruar se luftetarët e armatosur brenda kampit dhe forcat qeveritare siriane jashtë tij janë një shpatë me dy teha për mijëra njerëzit e bllokuar brenda kampit. “Ne thjeshtë s’mund të qëndrojmë anash dhe të shohim se si do të nis një masakër”, ka thënë Ban. Sekretari i Përgjithshëm ka kërkuar fundin e të gjitha luftimeve, qasjen në ndihma humanitare dhe dalje të sigurtë të njerëzve që duan të ikin nga kampi. Kampi në fjalë kishte 160 mijë palestinezë para nisjes së luftës në Siri, në vitin 2011. REL

ME TE LEXUARAT