“Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë

Aktualitet

ministria_e_financave“Deutsche Bank” do të financojë me 250 milion euro qeverinë shqiptare me garancinë e Bankës Botërore.

Në ofertat e shqyrtuara nga Ministria e Financave prej datës 2 prill deri më 7 prill, banka gjermane “Deutsche Bank” ka dhënë ofertën më të mirë me një marzh interesi 1.3 përqind mbi “benchmark rate” dhe afat maturimi 10-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është hera e parë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me garante Bankën Botërore. Kjo skemë, sipas Ministrisë së Financave, ul koston dhe kohën për marrjen e borxhit.

Shuma prej 250 milionë eurosh, që qeveria do të marrë borxh nga privatët përmes këtij instrumenti, do të përdoret për financimin e defiçitit buxhetor. Por, veç 250 milionë eurove të garantuara nga Banka Botërore, qeverisë do t’i duhet këtë vit të rinovojë edhe 300 milionë eurot e tjera eurobond, të marra në vitin 2010.

Kjo ofertë plotëson shumën e kërkuar prej 250 milionë euro me këto terma:

· Marzhi i interesit 1.3% mbi benchmark rate (aktualisht benchmark rate është 0.5%).

· Tarifa e angazhimit 1.25%, e pagueshme vetëm një herë.

· Maturiteti final 10 vjet, me jetë mesatare 8.6 vjet.

ME TE LEXUARAT