Ambasadorja Yu: Ndërmarrjet kineze të nxisin bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve

Aktualitet

kineAmbasadorja e re e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu vizitoi disa degë të kompanive kineze në Shqipëri, e shoqëruar nga këshilltari tregtar He Binghua.

Gjatë vizitave në kompanitë Huawei, ZTE dhe BERALB, znj. Jiang përshëndeti stafin kinez dhe atë shqiptar, si dhe u njoh me zhvillimin e biznesit të tyre në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ajo u njohu përfaqësuesve ecurinë e marrëdhënieve kino-shqiptare, duke shprehur dëshirën që ndërmarrjet kineze të rrisin aftësinë konkurruese në bazë të interesit reciprok, për të marrë pjesë aktivisht në nxitjen ebashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy vendeve.

Sipas saj, ambasada kineze do të kombinojë kërkesat e ndërmarrjeve kineze, duke forcuar koordinimin dhe komunikimin me sektorët përkatës të qeverisë shqiptare për të krijuar një klimë të favorshme për zhvillimin e ndërmarrjeve me investime kineze në Shqipëri.

Gjatë vizitave, përfaqësuesit e kompanive kineze prezantuan ecurinë e biznesit të tyre, duke shprehur gatishmërinë për shtimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

ME TE LEXUARAT