Shqipëria merr 250 milionë euro hua me garancinë e Deutsche Bank

Aktualitet

FINANCATMinistria e Financave njoftoi se Shqipëria ka marrë hua një vlerë prej 250 milionë euro me garanci të ofruar nga Deutsche Bank.

Sipas njoftimit zyrtar, nga datat 02 – 07 prill 2015 në Ministrinë e Financave u shqyrtuan ofertat e paraqitura nga bankat për transaksionin e huasë mbështetur në instrumentin financiar të Bankës Botërore, Garancia e Bazuar në Politika ( PBG), në shumën 250 milionë EUR.

Komisioni përdori si kriter themelor vlerësimi “Vlera aktuale” (Present Value), mbasi kjo merr parasysh të gjitha termat me të cilat ofrohet financimi, si maturimi, grace period, interesi dhe kosto të tjera që lidhen me financimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të vlerësimit, Ministria e Financave shpall fitues ofertën e paraqitur nga Deutsche Bank.

Kjo ofertë plotëson shumën e kërkuar prej 250 milionë EUR me këto terma:

• Marzhi i interesit 1.3% mbi benchmark rate (aktualisht benchmark rate është 0.5%).

• Tarifa e angazhimit 1.25%, e pagueshme vetëm një herë.

• Maturiteti final 10 vjet, me jetë mesatare 8.6 vjet.

ME TE LEXUARAT