Ukrainë, Poroshenko: Gati për një referendum për formën e shtetit

Bota

poroshenko5Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi se ishte i gatshëm për zhvillimin e një referendumi të mundshëm mbi formën e shtetit edhe pse është i bindur se 90 për qind e popullsisë kundërshton federalizmin, model i mbështetur nga Moska për t’u dhënë fuqi më të mëdha rajoneve lindore filoruse.

”Jam gati të zhvillojmë një referendum mbi formën e shtetit, nëse shihet e domosdoshme ta bëjmë”, deklaroi Poroshenko në Komisionin parlamentar për rishikimin e kushtetutës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Megjithatë, ideja e federalizmit është si një infeksion, si një armë biologjike që të huajt po mundohen të na e imponojnë”, deklaroi Poroshenko.

”Kjo është kundër Ukrainës”, theksoi ai

ME TE LEXUARAT