Meteoalb: Moti përmirësohet të mërkurën, rriten dhe temperaturat

Aktualitet

motiMetereologët parashikojnë një përmirësim të ndjeshëm të situatës së motit në mesjavë.

Sipas shërbimit metereologjik Meteoalb, mësohet se sot dhe nesër do të vijojë të kemi reshje shiu dhe bore edhe pse në sasi të pakëta, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 gradë celsius.

Por duke nisur nga dita e mërkurë, vranësirat do ti lënë vendin kthjellimeve duke sjellë në të gjithë vendin mot të kthjellët.

Duke nisur nga e mërkura edhe temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat  që do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.

ME TE LEXUARAT