Gjykata e lë në "burg pa afat", Mark Frrroku: Para Zotit, jam i pafajshëm!

Aktualitet

mark-frroku15Mark Frroku në paraburgim: Para Zotit jam i pastër

"Para Zotit dhe ndergjegjes time jam i paster. Drejtesia le te beje punen e saj", keshtu eshte shprehur deputeti Mark Frroku teksa ka dale me pranga ne duar nga gjykata e Larte diten e sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth ores 16.35 ai doli nga godina e gjykates e cila dha ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg" me akuzen e nje vrasje te kryer ne vitin 1999 ne Belgjike.

Gjykata le ne burg Mark Frrokun

Arrest me burg eshte masa e dhene nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte ndaj deputetit Mark Frroku.

Kolegji Penal me relator Artan Brocin, deklaroi vendimin pak momente me pare.

Prokuroret Rovena Gashi dhe Madrid Kullolli, kerkuan mbajtjen ne burg te deputetit Frroku me akuzen e vrasjes ne Belgjike.

Sipas prokurorise, deputeti Frroku fajesohet per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1999 ne Belgjike ku ka mbetur i vdekur nje shtetas (Aleksander Kurti) qe eshte goditur me thike nga i dyshuari.

Nga ana tjeter, Mark Frroku po hetohet edhe per deshmi te rreme para prokurorit ne ceshtjen e Tom Doshit.

Ditet e fundit prokuroria ka nisur nje hetim edhe per pastrim parash dhe fshehje pasurie ndaj deputetit Mark Frroku.

Ai i mohoi dje te gjitha akuzat e bera ndaj tij ne fjalen qe mbajti ne Kuvend para se te votohej autorizimi i Kuvendit per arrestimin e tij.

Avokatet: Arrestimi eshte i paligjshem

Avokatet Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj, thane se nuk jane njohur me argumentin e vendimit te gjykates se Larte. Mbrojtesit ligjore te Mark Frrokut deklaruan se do ta cojne ceshtjen ne gjykaten Kushtetuese.

"Ndalimi i deputetit eshte bere pa asnje prove. Prokuroret thane ne gjyq se kemi informacione nga Belgjika por nuk dhane asnje prove", tha Avokati Gjokutaj.

Nderkohe avokati tjeter i Frrokut, Sajmir Vishaj, theksoi se ndersa parlamenti dha autorizim per ta hetuar per vrasje, prokuroria ka shtuar vepra te tjera penale ne akuzat ndaj Mark Frrokut. Per kete aresye, avokati Vishaj theksoi se do ta dergoje ceshtjen ne gjykaten Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT