Rusia e gatshme për të furnizuar Iranin me lëndë djegëse për reaktorët

Bota

rusiRusia u shpreh e gatshme për të siguruar lëndë të reja djegëse për reaktorët që ajo ka ndërtuar në Iran, deklaroi sot kreu i negociatorëve rus në bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit për të cilën u arrit më në fund një marrëveshje historike.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Federata Ruse dhe Rosatom-i (agjencia publike ruse e energjisë atomike – shën. përkth.) janë shprehur të gatshëm për të furnizuar Iranin me lënde të reja djegëse për rikuperimin e reaktorit të ndërtuar tashmë ose për ndërtimin e një tjetri i mbështetur financiarisht nga Moska”, deklaroi Sergei Riabkov, në një komunikatë për shtyp.

”Por, kjo ofertë është e vlefshme vetëm për reaktorët e ndërtuar në Iran nga Rusia”, theksoi ai.

”Ndërsa, për furnizimin me lëndë djegëse për reaktorët e tjerë ku ne nuk jemi të përfshirë, nuk mund të jap një përgjigje të saktë për momentin”, shtoi Riabkov.

ME TE LEXUARAT