Pas tragjedisë, ekipi i “Germanwings” kërkon besimin e pasagjerëve

Bota

avioniNë një fluturim të kompanisë së fluturimeve “Germanwings” ka ndodhur një rast jo i zakonshëm, teksa piloti kapiten i fluturimit Berlin-Paris doli për të biseduar me pasagjerët.

Ai u kërkoi atyre besim dhe u premtoi se gjithçka do të shkonte në rregull e pa probleme, shkruan Mirror

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hugh RocheKelly, një pasagjer i këtij fluturimi e ka treguar ngjarjen duke shkruar një postim në rrjetin social Twitter.

“Në fillim nuk kisha frikë -para se të hyja në aeroplan. Por, gjithçka ndryshoi pasi e pash derën e kabinës së pilotëve. Mendova se si duhet të kenë qenë momentet e fundit të pasagjerëve të aeroplanit që kishte goditur në alpe”, tha RocheKelly.

Për të qetësuar dhe për të rifituar besimin e pasagjerëve, piloti i fluturimit të kësaj kompanie ka dalë për të biseduar me pasagjerët, duke u kërkuar atyre që t’i besojnë.

ME TE LEXUARAT