Ndalet Real Madridi, barazim në shtëpi...

Sport

real-villaReal Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim kundër Villearelit. Dy skuadrat u ndane barazim 1-1, në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës spanjolle.

Ballafaqimi mes madrilenëve dhe Villarealit, tregoi lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan dy golat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cristiano Ronaldo, në minutën e 52-të shënoi nga pika e bardhe për të kaluar Realin në epërsi prej 1-0.

Skuadra mysafire nuk u dorëzua dhe në minutën e 64-të përmes Gerard Moreno barazoi rezultatin në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, Reali kërkoi golin, por portieri i Villerali ia siguroi një pikë skuadrës së tij nga ky udhëtim i vështirë.

Real Madrid mbetet në krye të tabelës më 61 pikë, dy më shumë së Barcelona, kurse Villareali zë vendin e gjashtë më 45 pikë.

ME TE LEXUARAT