Ish-ylli Xhejms Bond akuzohet për rracizëm

Showbiz

jems-bond-599x356Ish-protagonisti i Xhejms Bond, Sër Roxher Mur, është përfshirë në një skandal mbi rracizmin, pasi është cituar nga një revistë franceze të ketë kundërshtuar idenë që rolin e agjentit të fshehtë më të famshëm në botë mund të luajë Idriz Elba, pasi ai nuk është anglez i mirëfilltë.

“Edhe pse roli është luajtur nga një skocez, një uellsian dhe një irlandez, mendoj që aktori duhet të jetë tipik anglez”, citohet Mur në revistën “Paris Match”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një postimi në Twitter, Mur, i cili ka luajtur në 7 filma të Xhejms Bond nga viti 1973 në vitin 1985, ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë që fjalia e tij është keqinterpretuar dhe ndryshuar gjatë përkthimit.

Megjithatë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat ndaj tij, duke i kujtuar pikërisht faktin se pjesa më e madhe e aktorëve që kanë luajtur rolin e Xhejms Bond nuk kanë qenë anglezë, madje edhe nënkuptimin e origjinës skoceze të vetë personazhit në filimin e fundit “Skyfall”. Shumë komentues i kanë kujtuar gjithashtu 73-vjeçarit se Idriz Elba është i lindur dhe rritur në Londërën lindore.

Emri i Idriz Elbës është përmendur së fundmi si aktori i radhës që do të luajë agjentin sekret britanik, pasi mendohet që Kreig do ta mbyllë aventurën e tij me këtë rol me filmin e fundit, “Spectre”, sekuencat e para të të cilit janë publikuar sot ndërsa vetë filmi pritet të shfaqet shumë shpejt në kinematë e gjithë botës.

 

ME TE LEXUARAT