Filmi “Shok” me motiv të luftës në Kosovë, premierë në “Aspen Shortsfest 2015”

Soft

filmFilmi i metrazhit të shkurtë “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue do të ketë premierën botërore në “Aspen Shortsfest 2015”.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që premiera botërore e filmit “Shok”, do të jetë në “Aspen Shortsfest 2015”, transmeton KultPlus. Jemi më së të kënaqur që jemi përzgjedhur të jemi në një festival kaq prestigjioz”, thuhet në njoftimin e ekipit të filmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar në Shalë të Bajgorës.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

ME TE LEXUARAT