Dita e fundit e angazhimeve të dukeshës Kate para lindjes së fëmijës

0

dukeshaVeshur me ngjyra të forta, e premtja ishte dita e fundit e Dukeshës Kate’s para se ajo të sjellë në jetë fëmijën e dytë, i cili pritet të lindë në muajin prill.

Sëbashku me bashkëshortinin e saj, Princin William, Catherine, e cila njihet gjerësisht si Kate, vizitoi qendrën Stephen Lawrence në jug të Londrës, e cila ofron kurse trajnimi për të rinjtë në nevojë.

Kliko per me shume info

Kate’s kishte veshur një pallto ngjyrë rozë të ndezur, firmë britanike, të njëjtën që kishte veshur edhe në vizitën e saj zyrtare në New York dhjetorin e kaluar.

Qendra në ndihmë të të rinjve ka marrë emrin e 18-vjeçarit Stephen Lawrence, i cili u vra me thikë nga një grup të rinjsh në vitin 1993.

Nëna e tij Doreen Lawrence ishte ajo që i tregoi çiftit mbretëror ambientet e qendrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.