Diesel pagëzon me emrin e të jatit vajzën e porsalindur të Paul Walkerit

0

dieselAktori i njohur, Vin Diesel, ka treguar se ai dhe e dashura e tij, Paloma Jimenez, e kanë emërtuar Pauline vajzën e porsalindur, për nder të mikut të tij të ndjerë, aktorit Paul Walker.

“I kam vënë emrin Pauline. Nuk kishte asnjë person tjetër për të cilin isha duke menduar kur i preva kërthizën. Thjesht e dija se ai ishte këtu dhe doja që të mbaja kujtimin për të si pjesë e familjes dhe e botës sime”, ka thënë Diesel.

Kliko per me shume info

Pauline është fëmija i tretë i çiftit Diesel – Jimenez.

Walker dhe Diesel ishin aktorët kryesorë të serisë së njohur të filmave “Fast & Furios”.

Paul Walker vdiq në moshën 40-vjeçare në një aksident me makinë në nëntor të 2013-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.