Cara Delevingne: Më mirë vdes se të luaj në film rolin e bjondinës torollake

0

caraModelja Cara Delevingne ka thënë se nuk ka pranuar të luante role të femrave seksi pasi iu kthye aktrimit në fillim të karrierës si modele.

Delevingne kishte tentuar të bëhej aktore sa ishte adoleshente, por pas disa dështimesh ajo arriti të rikthehej në botën e aktrimit vetëm pasi nisi karrierën si modele.

Kliko per me shume info

“Herën e parë që isha në Fashion Week, mendoja “Po, mund të largohem nga aktrimi sepse jam e dërrmuar”. Por, sapo u bëra modele, më ofroheshin role të biondinave torollake që vritej menjëherë, ose të të dashurave seksi. Më parë do të vdisja sesa t’i luaja ato role. Isha afër largimit nga aktrimi, doja të merrja një pushim”, ka thënë Delevingne për “Time Out”, transmeton koha.net.

“Kur unë fitova një provë për një rol serioz, qava sepse isha shumë e lumtur. Jo film, por vetëm provë. Në çdo film që kam marrë pjesë kam shikuar mirë tekstin dhe e kam vëzhguar nga pikëvështrime të ndryshme. Zakonisht janë meshkujt drejtues, regjisorë meshkuj. Flas me veten “Vajzat s’e bëjnë këtë”, ose “Kjo nuk është diçka që do ta bënte një vajzë në këtë situatë””, ka shtuar ajo.

Delevingne ka luajtur në “Anna Karenina” dhe “The Face of an Angel”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.