Balla: Kreu i PD po kërcënon policinë, harron se është i akuzuar për 230 mln euro vjedhje
Pas deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar dhunën e policisë mbi studentët e ngujuar në grevë urie në ambientet e fakultetit të Infermierisë në Tiranë, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla.
Balla e cilësoi si kërcënim ndaj punonjësve të policisë së Shtetit, deklaratën e kryetarit të demokratëve.
Ja reagimi i plotë i deputetit Balla:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
" Basha kërcënon punonjësit e Policisë së Shtetit ndërkohë i thotë edhe Prokurorisë mos të rrijë duarkryq.
I akuzuari, i padënuar ende për 230 milionë euro vjedhje. I akuzuari, i padënuar ende për vrasjen e 4 shqiptarëve, kërcënon punonjësit e ndershëm të policisë dhe guxon të shantazhojë edhe prokurorinë të cilës i shmangej nga hetimi me raporte mjekësore false apo me vizita jashtë shtetit, sa herë që thirrej nga prokurorët për tu pyetur".