Angelina Jolie i nënshtrohet operacionit

0

jolieAktorja e famshme Angelina Jolie ka zbuluar se i është nënshtruar operacionit për heqjen e vezoreve dhe tubave fallopianë javën e kaluar.

Fituesja e çmimit Oscar ka pasur mastektomi të dyfishtë në vitin 2013, pasi që e ka kuptuar se ajo posedon gjene të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancerit ovarian.

Kliko per me shume info

Duke shkruar në The New York Times, Jolie ka sqaruar se heqja e vezoreve e ka detyruar të kalojë në menopauzë.

“E humba nënën, gjyshen dhe tezet nga kanceri”, ka thënë ajo. “Kërkoja gratë tjera që janë në rrezik për të mësuar rreth mundësive”.

Mjekët i kanë thënë 39 vjeçes se disa nga shënuesit e saj inflamatorë janë rritur dy javë më parë, gjë që tregon se mund të jenë shenjë e parë e kancerit.

Ekzaminimet e mëtutjeshme dhe një ultrazë treguan se ajo nuk kishte të zhvilluar ndonjë gjë për t’u brengosur, por vendimin për të hequr vezoret dhe tubat fallopian e mori me qëllim për t’iu larguar ndonjë rreziku të ardhshëm.

“Ditën kur i mora rezultatet”, shkroi ajo, transmeton Koha.net. “Skanimet PET/CT dukeshin shumë të qartë dhe testi i tumorit ishte negativ”.

“Isha shumë e lumtur, ndonëse gjurmuesi radioaktiv nuk më la që t’i përqafojë fëmijët e mi. Prapë kishte mundësi për shenjat e para të kancerit, por kjo ishte e vogël në krahasim me tumorin e plotë. Lehtësimi im ishte se kisha mundësinë për të hequr vezoret e mija dhe tubat fallopianë dhe unë e zgjodha për ta bërë këtë”.

“Pavarësisht zëvendësimit të hormoneve që jam duke marrë, tani jam në menopauzë. Nuk do të kem mundësi më të kem fëmijë dhe jam duke pritur disa ndryshime fizike. Por ndihem e qetë me çfarëdo që të ndodhë, jo se jam shumë e fortë por sepse kjo është pjesë e jetës. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, shkroi ajo.

Gjithashtu Jolie ka zbuluar se ajo është “thyer” në takimin me kirurgun e saj, i cili ka trajtuar nënën e saj të sëmurë nga kanceri dhe e cila ditën që vdiq ky ishte fytyra e fundit që ajo e ka parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.