Rolling Stones rikthehen pas 8 vjetësh në turne

Showbiz

rollingGrupi i muzikës rok, ka njoftuar se turneu i ri për Amerikën Veriore do të nis më 24 maj, në Petco Park të San Diegos.

Koncerte të tjera do të mbahen në Ohajo, Mineapolic, Minesotë, Dallas, Teksas, Atlanta, Gjorgjia, Florida etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turneu “Zip Code” sërish do të bëj bashkë këngëtarin Mick Jagger, bateristin, Charlie Watts, dhe kitaristët, Keith Richards dhe Ronnie Wood.

Bendi do të këndojë këngët e tyre hite, si një përzgjedhje të cilën ata po e quajnë “perlë speciale” nga katalogu i tyre.

“Jemi shumë të lumtur që po kthehemi në Amerikën Veriore që të luajmë në stadiume kësaj vere”, ka thënë Mick Jagger në një deklaratë.

“Na pëlqen të marrim rrugë dhe është vërtetë mirë që po kthehemi në Amerikën Veriore”, ka shtuar Keith Richards added. “Mezi pres të kthehem në skenë”.

Hera e fundit që grupi ka zhvilluar turne në stadiumet amerikane ka qenë viti 2007.

ME TE LEXUARAT