Vrasjet, AAK: Rendi në Kosovë, i pasigurt

Kosovë&Rajon

aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar me shpeshtimin e vrasjeve në Kosovë.

Departamenti për Sundimin e Ligjit në AAK vlerëson se rikthimi i maskave dhe rritja e vrasjeve në Kosovë është tregues i rritjes së pasigurisë së qytetarëve në vend.

Ky është edhe një tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor, mungesës së efektivitetit institucional dhe të pranisë së madhe të armëve ilegale.

Qeveria e Kosovës duhet të veprojë menjëherë dhe fuqishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjegjësia finale për sigurinë e shtetasve të vet bie mbi Qeverinë dhe politikat e saj, thuhet në komunikatën e AAK-së.

ME TE LEXUARAT