Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kritikon Schweini: Gjermania duhet të luajë më mirë

shveiniBastian Schweinsteiger thotë se Gjermania duhet ta përmirësojë lojën e vet për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Euro 2016’.

Kampioni i botës mposhti Gjeorgjinë (2-0) të dielën dhe tash mban vendin e dytë në Grupin D me pikë të barabarta me liderin, Skocinë.

Mesfushori i Bayern Munichut nuk ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit të Joachim Low, prandaj ka kërkuar përmirësim.

“E mbajtëm portën të paprekur që ishte edhe qëllimi ynë, mirëpo ishte vështirë të gjenim hapësirë ndaj tyre”.

“Bëmë disa gabime në gjysmën e tyre, por sidoqoftë e fituam ndeshjen”.

“Duhet të përmirësohemi dhe tash do të përqendrohemi në ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Skocisë”, ka deklaruar Schweini.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet