lfete Fanaj fiton mandatin e dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

Kliko per me shume info

zvicerNë zgjedhjet që janë mbajtur sot, për parlamentin dhe për ekzekutivin e kantonit të Lucernit, kandidatja shqiptarozvicerane, Ylfete Fanaj ka siguruar edhe një mandat në këtë parlament.

 Merret vesh se ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë kantonin

Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Kliko per me shume info

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës [email protected] në nivel të Zvicrës.

Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.

Sipas informatave që albinfo.ch ka mundur të sigurojë deri më tash, asnjëri nga kandidatët tjerë shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Lucernit nuk kanë siguruar numrin e nevojshëm të votave për t`u zgjedhur në këtë nivel. Shumica e tyre kanë kandiduar për Juso-n, [email protected] dhe për CVP-në.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here