Spitali përgënjeshtron lajmin se piloti vrasës vuante nga depresioni

Bota

germanwingsZyrtarët gjermanë dhe francezë po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve eventuale, që çuan në rrëzimin tragjik të aeroplanit të firmës ajrore, Germanwings, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.

Tash, në fokus të hetimeve është shëndeti fizik dhe mendor i bashkë-pilotit, Andreas Lubitz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spitali në Dyseldorf, ku Lubitz ka jetuar, tha se ai kishte qenë pacient gjatë dy muajve të kaluar. Mbrëmë spitali ka njoftuar se për herë të fundit Lubitz kishte qenë në spital për “vlerësim diagnostik” më 10 mars.

Spitali ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij, por i ka përgënjeshtruar raportet në mediat gjermane se Lubitz ishte trajtuar në këtë spital nga depresioni.

Hetuesit mendojnë se Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në malet e Alpeve, gjatë fluturimit nga Barcelona në Spanjë për në Dyseldorf të Gjermanisë.

Prokurorët francezë thanë se të dhënat nga incizimet në kabinën e pilotëve sugjerojnë se 27 vjeçari, Andreas Lubitz, e ka mbyllur derën e kabinës, dhe nuk e ka lejuar kapitenin e aeroplanit të kthehet brenda, përcjell rel.

Nga incizimet është vërejtur se mbretëronte heshtje, derisa udhëtarët kishin filluar të klithnin, ndërsa kapiteni përpiqej të hynte në kabinë.

ME TE LEXUARAT