Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Qeveria greke i dorëzon Trojkës listën e dytë të reformave

qeveri grekeQeveria greke u ka dërguar kreditorëve ndërkombëtarë një listë me reforma që dëshiron të ndërmarrë dhe ka premtuar se do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Lista ishte kërkuar ngë Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si provë e vullnetit të mirë të qeverisë greke dhe do të diskutohet në fillim të javës në Bruksel.

Pasi të jetë aprovuar nga Ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës, atëherë vendi do të ketë mundësi të marrë ndihmën financiare aq të nevojshme.

Kjo është lista e dytë e dorëzuar nga Athina, pasi e para me shtatë reforma të rëndësishme të listuara, nuk u aprovua. Megjithatë, qeveria e Syriza-s i ka qenduar zotimit se nuk ka ndërmend të ndërmarrë masa të tjera shtrënguese.

Mes politikave të listuara janë masa për tërheqjen e investitorëve, rritja e të ardhurave nga taksat, reform në sistemin e pensioneve dhe atë të drejtësisë.

Në luftën e evazionit fiskal, një problem kronik për Greqinë, ideja më e çudtishme deri më tani ka qenë ajo e Ministrit të Financave Janis Varufakis, për të punësuar studentë të papunë dhe turistë si agjentë të fshehtë për të monitoruar dhe raportuar bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor.

Megjithatë, në një përpjekje më serioze për t’u përballur me problemin, disa Ministra të kabinetit grek, kanë takuar ditët e fundit me zyrtarë të qeverisë zvicerane, me të cilën do të bashkëpunojnë për të luftuar evazionin e pasanikëve, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve kanë siguruar paratë e tyre në bankat zvicerane.

Sipas një raporti jo zyrtar, grekët mendohet të kenë fshehur në bankat zvicerane deri në 60 miliard euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet