FIFA pengon dy lojtarë të kombëtares të luajnë ndaj Armenisë

Sport

ajeti-alijiAjeti dhe Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë. Dy mbrojtësit e grumbulluar nga De Biasi nuk kanë marrë ende lejen nga Fifa për t'u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave.

Një problem jo i vogël ky i De Biasit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mavrajt, që lë që boshllëk jo të vogël në mbrojtje, i cili mund të mbulohej nga një prej dy lojtarëve që luajnë në kampionatin zviceran. Por mungesa për momentin e lejes së Fifa-s bën që dy lojtarët që mos jenë në dispozicion të trajnerit tonë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mungesa e Mavarajt, por dhe ajo e Ajetit dhe Alijit tashmë shtyn de Biasin drejt vendosjes së Currit përkrah Canës në mbrojtje, me mbrojtësin e Tiranës që gjithashtu në fillim të javës ka pasur probleme fizike. Ndërkohë që një alternativë mund të jetë dhe zhvendosja e Lilës për në qendër, pozicion që e ka mbuluar në debutimin e De Biasit në Gjeorgji.

ME TE LEXUARAT