Raporti i Mjaft: Nga 55 premtime, Vangjush Dako nuk përmbushi 26 prej tyre

Aktualitet

Vangjush-DakosRaporti i rradhës i përgatitur nga Lëvizja Mjaft krahason premtimet për Bashkinë e Durrësit për mandatin katër vjeçar të qeverisjes, bazuar në platformën elektorale të Vangjush Dakos, në raport me punën reale përgjatë periudhës 2011 - 2015. Ky projekt është i mbështetur prej National Endowment for Democracy. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e “National Endowment for Democracy”. Ndërkohë falenderojmë për ndihmën e ofruar organizatën Qëndra e Zhvillimit të Shoqerisë Civile (CSDC) me seli në Durrës.

Në hartimin e këtij raporti janë konsideruar të gjitha premtimet e shpallura nga Vangjush Dako në platformën e tij elektorale në fushatën zgjedhore të Prill – Majit 2011. Platforma elektorale i është shpërndarë qytetarëve të Durrësit në formën e një broshure, ndërkohë që mund të gjendet edhe online në këtë adresë: http://issuu.com/vangjushdako4/docs/platforma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak se Durrësi vlerësohet me rëndësi të lartë, si nga madhësia territoriale por edhe kapitali politik, edhe premtimet për këtë Bashki nga kandidati fitues Vangjush Dako rezultojnë të një niveli të lartë. Nga më kryesoret mund të veçojmë: ndërtimi i një Landfilli-sanitar në Durrës, rinatyralizimi i zonës Kodër Vilë – Currila, ri-jetëzimi i qëndrës historike, ngritja e një porti turistik për qytetin, ndërtimi i qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, ndërtimi i pishinës olimpike dhe kompleksit sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”, një shkollë e mesme në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta), si dhe Unaza e Madhe e qytetit.

Duke i ndarë premtimet e platformës elektorale në 6 kategori: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura, janë evidentuar gjithsej 55 premtime. Ndërkohë që në këtë raport është vendosur edhe shtojca 6/1, si shtesë e kategorisë së Infrastrukturës, për të gjitha premtimet mbi ndërtimin e rrugëve specifike. Në përfundim të analizës të secilës kategori dhe premtimeve përkatëse rezulton së në total janë realizuar plotësish vetëm 16 premtime, 8 premtime janë realizuar pjesërisht, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 26 premtime mbeten të parealizuara.

Numri më i lartë i premtimeve të realizuara i takon kategorisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit me 5 të tilla. Ndërsa kategoria e Infrastrukturës ka numrin më të lartë të premtimeve pjesërisht të realizuara me 6 të tilla, fakt i cili tregon se një pjesë e mirë e tyre mund të përfundojnë brënda Qershorit dhe do të inagurohen përgjatë fushatës elektorale. Kategoria e cila ka shënuar edhe numrin më të ulët të realizimit të premtimeve është ajo e Kujdesit Social me 8 të tilla.

Një nga premtimet e realizuar është rehabilitimi i zonës së Currilave. Edhe pse ky projekt është hartuar dhe financuar nga Ministria e Mjedisit, dhe jo nga Bashkia e Durrësit, impakti i tij është i drejtpërdrejtë mbi qytetarët e Durrësit si dhe ndihmon në lehtësimin e buxhetit bashkiak për adresimin e problematikave të tjera lokale. Një tjetër premtim i mbajtur është edhe trajektorja e re turistike, ku janë kryer një sërë investimesh për shëtitoret dhe sheshet kryesore të qytetit të Durrësit, si Bulevardi “Dyrrah” apo Sheshi “Liria”.

Ndërkohë, rezulton se një sërë premtimesh mbeten të parealizuara ose nuk janë adresuar ende nga Bashkia Durrës këtë mandat. Ndër to mund të përmendim ndërtimin e një Landfilli-sanitar, ndërtimin e qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, ndërtimin e pishinës olimpike dhe kompleksit sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohore Qershor 2011, deri në ditën e publikimit të këtij raporti 27 Mars 2015. Në raport nuk janë parashikuar veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim.

ME TE LEXUARAT