OSHEE: Gati për investimet në rrjet, në shkurt arkëtuam 70 milionë dollarë

Aktualitet

ADMINISTRATORIAdministratori i OSHEE, z.Adrian Çela ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat se kompania do të nisë zbatimin e planit konkret të investimeve në rrjetin energjetik.

Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, kreu i OSHEE, është ndalur dhe tek situata e lidhjes së aktmarrëveshjeve nga abonentët debitorë , ku i ka bërë apel atyre të nxitojnë të përfitojnë nga skema lehtësuese pasi nuk do të ketë më shtyrje të afatit të vendosur deri më 31 mars për të kryer shlyerjen e debive me këste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë (gati gjysmë miliard dollarë).

Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim. Këtu dua të ndalem pak më gjatë, pasi ky do të jetë viti i investimeve konkrete, me vlerë 55 milionë dollarë", tha Çela.

ME TE LEXUARAT