Hahn: BE-ja mbështet ndërtimin e një gjyqësori të pavarur në Kosovë

Kliko per me shume info

Hahn-350x196Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi të mërkurën se BE mbështet ndërtimin e një gjyqësori të pavarur në Kosovë.

Deklarata e komisionerit Hahn u bë gjatë përurimit të zyrave të reja të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku shoqërohej nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Kryeministri, Isa Mustafa.

Kliko per me shume info

“Një bllok i ndërtesave të rëndësishme është edhe ky Pallat i Drejtësisë, në të cilin do të mbështetet zhvillimi dhe fuqizimi i mëtejshëm i “ndërtimit të sundimit të ligjit” në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në këtë përpjekje. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku në këtë drejtim, jo vetëm me politikanë dhe vendimmarrës të tjerë, por edhe me praktikues të drejtësisë, do të thotë me gjykatës, prokurorë dhe me stafin e tyre”, theksoi Hahn. Ai theksoi se sundimi i ligjit është themeli mbi të cilin është ndërtuar BE-ja.

“Ata që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian duhet të promovojnë funksionimin e duhur të institucioneve themelore që sigurojnë sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është vlerë qenësore demokratike por njësoj e rëndësishme për një mjedis afarist të qëndrueshëm, duke ofruar siguri ligjore për operatorët ekonomikë, duke mbështetur konsumatorët dhe duke stimuluar investimet, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin. Një gjyqësor funksional, i paanshëm dhe i pavarur është një pasuri pa të cilën nuk mund të funksionojë një vend i qëndrueshëm dhe i suksesshëm”, theksoi Hahn.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here