Video e frikshme në Napoli, ja si i lajnë hesapet në rrugë bandat mafioze

Kliko per me shume info


Dy grupe kriminale rivale, me luftën mes tyre kanë terrorizuar qytetarët e Napolit, në Itali, pasi shpesh herë anëtarët e tyre kanë dalë në mes të rrugës duke qëlluar si të çmendur me armë ndaj njëri-tjetrit dhe në ajër, me qëllim ngjalljen e frikës.

Për t’i frenuar sadopak keto banda, karabinierët kanë kryer mëngjesin e së martës një operacion ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në këto akte, duke arrestuar 12 persona, anëtarë të klaneve D’Amico dhe De Micco.

Kliko per me shume info

Aksioni u ndërmor me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias. Nga hetimet e kryera, karabinierët dhe agjentët e Antimafias kanë dokumentuar me pamje filmike sulmet në mes të rrugës, shkëmbimin e zjarrit mes të rinjve, disa prej të cilëve adoleshentë, duke ngjallur terror mes banorëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here