Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gaza, 50 vjeçari Jamal kujdeset për dy luanët e vegjël

gazaPesëdhjetëvjeçari Sadettin al Jamal nga Rripi i Gazës kohën e vet më së shumti e kalon duke luajtur me kafshët e pazakonshme shtëpiake, luanët e vegjël.

Jamal aktualisht ndodhet në kampin e refugjatëve Shabbura, i cili ndodhet në afërsi të kufirit Rafah në Rripin e Gazës, ndërsa thotë se dy luanët, me të cilët jeton tashme tre muaj, i bleu në kopshtin zoologjik.

Edhe pse gradualisht zhvillohen në “mbretër të vërtetë të kafshëve”, Jamal pretendon se luanët janë të parrezikshëm dhe se me ta tërheqë vëmendjen e banorëve lokal.

Këta gjitarët grabitqarë të familjes së felinëve (maceve) zakonisht mund të gjenden në Afrikë dhe disa pjesë të Azisë. Meshkujt mund të peshojnë deri në 250 kilogramë, ndërsa luani femër ka një mesatare prej rreth 180 kilogramë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet