Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja e Lamajt, zbardhet rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur që akuzoi Arben Frrokun

Arben-Frroku-Kryekomisari-Dritan-Lamaj-300x221Prokuroria e krimeve te renda kerkoi sot burgim te perjetshem per biznesmenin Arben Frroku i akuzuar per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ne shkurt 2013.
Ne pretencen e prokurorise, vec provave te tjera renditet edhe deshmia e dhene nga Arben Ndoka, deshmitar i mbrojtur i cili pretendon se ka pare ngjarjen nga afer.

Deshmia e Arben Ndokes per vrasjen e Lamajt
Gjatë gjykimit u pyet si dëshmitar në gjykatë, dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka në seancën e datës 22.10.2014, i cili lidhur me ngjarjen dhe autorin e saj ndër të tjera është shprehur se; “… Më datë 24.02.2013 rreth orës gjashtë pa pak, kam qënë në shtëpi bashkë me kalamajt e mi dhe për punë pesë minutash kanë ikur dritat pa dalë nga shtëpia. Kanë ndejt 5 – 6 minuta pa ardhur dritat. Në momentin që kanë ardhur dritat, unë bashkë me bashkëshorten time kemi zbritur shkallët e pallatit ku banoj me të dhe rreth 5 – 6 minuta kur kam dalë përballë me supermarketin e “Korçarit” isha duke ecur me nusen dhe në atë moment kemi dëgjuar 4 – 5 krisma të shkëputuara. Në atë moment pa bërë as 2 – 3 sekonda ka vazhduar edhe një breshëri automatike më e gjatë derisa u mbarua komplet karikatori, aq e gjatë ka qenë. Kam parë një makinë të parkuar ku nga aty dilnin dhe flakët e zjarrit. Në atë moment flakët e zjarrit kanë dalë nga krahu i shoferit, pasi makinën e kisha përballë, në krah të djathtë timin, pra plumbat mund të më kishin godit edhe mua, por kanë ikur në krah të djathtë timin. E kam dalluar nga cili krah kanë dalë plumbat e armës së zjarrit. Aty sa kanë ndodhur krismat e armës, unë e largova nusen nga rruga dhe e lashë të mbështetur në një makinë aty dhe kur ka ardhur kjo makina aty pikë plumbi dhe mirë që s`më mori edhe mua zvarrë dhe shkoi u takua me trotuarin e rrugës, tek i cili, i`ua kam shpjeguar edhe në vendngjarje oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, se kanë qenë deri vonë shenjat e gomës së makinës në vendngjarje. Aty nga dritat e mëdha kam dalluar tre persona në makinë, ku dy persona kanë qënë të maskuar një në vend të parë dhe një mbrapa. Personi tjetër që ka qënë i pamaskuar, me maskën e ngritur, ka qënë në timon zotëria që bëhet fjalë Arben Frroku. Në atë moment nga shpejtësia e madhe kam nxjerrë telefonin dhe më së pari kam shënuar targën e makinës. Makinën e ndoqa me sy deri në fund të rrugicës, e cila mori kthesën djathtas në rrugën e Selitës që vjen me ra nga lagjia e gabelëve. Aty kam marrë nusen, e kam çuar nusen në shtëpi ngaqë ishte shumë e trembur nga krismat e armës, se një fishekzjarr të bjerë trembet njeriu, e çova në shtëpi dhe zbrita përsëri tek një kafe aty përballë pallatit tim. Aty thirra një punonjës të Gardës së Republikës ngaqë e kisha shok dhe e kisha të njohur dhe e thirra se s`kisha numër tjetër kë të thirrja dhe biseduam rreth ngjarjes dhe i tregova komplet skemën. I thashë se dua me thirr një njeri të besueshëm të shtetit t`i japë rrugë kësaj pune se nuk dua të futem me probleme me njeri dhe t`i hap probleme vehtes. Nxorri telefonin ai polici i gardës dhe thirri dy oficera të lartë të policisë së shtetit. Bisedoi sa bisedoi me të në telefon dhe na tha prisni tek shtëpia e zotnisë në fjalë për mua, tek shtëpia ime. Aty pa kaluar asnjë gjysëm ore më erdhën në shtëpi Tonin Voci të cilin e njihja si drejtor se e kam pas drejtor dikur kur kam punuar në polici të shtetit dhe Agron Kuliçi. I pritëm aty siç pritet robi në shtëpi dhe biseduam rreth ngjarjes që i kisha thirrur për këtë punë. I tregova komplet targën e makinës së pari dhe numrin e personave. Kur i tregova targën e makinës, ai zoti Kuliçi u çua dhe më tha mund ta bëj një telefon në korridor dhe bëri një telefon dhe i`ua dha targën e makinës policisë së shtetit siç jepen numrat, që kjo targë ka qënë aty. Kur mbaroi telefonatën u kthye aty prapë dhe po bisedonim. Unë i`u kërkova dy oficerave të lartë të policisë së shtetit, u kërkova për punën që të mos dilte emri im në asnjë vend për të kallëzuar personin që e kam njohur. Masandaj vazhdova jetën normale, i prita sipas premtimeve që më premtuan dy oficerat e lartë të shtetit. Mbas disa ditësh erdha bëra edhe marrëveshjen me zëvendës prokurorin e Krimeve të Rënda Kosta Belurin, bëra edhe marrëveshjen me Kosta Belurin dhe tani jemi këtu ku jemi. Me vendngjarjen mund të kem vetëm një pallat të ri nga shtëpia ime dhe punë 30 – 50 metrash. Pallati aty është. Unë jam banor i kësaj lagje prej gjashtë viteve. Kur dolëm nga shtëpia para ngjarjes ora ishte gjashtë e ca, gjatë pa ca, muaji shkurt, ka njerëz që mbarojnë edhe darkën në atë orar, pavarësisht se unë ecja ç`do darkë për ecje sportive. Koha ka qënë e errësuar. Rruga kishte ndriçim, ndriçimi ishte shumë i fuqishëm se ka bërë Bashkia ndriçim me neona dhe aty më mirë sheh natën se ditën. Unë kam qënë me gruan në një distancë rreth 10-15 metra larg objektit ku po qëllohej me armë. Punën e krismave unë e kam dëgjuar dhe e kam parë flakën që ka dalë nga krahu i shoferit, por nuk e jap të sigurt a ka gjuajtur shoferi apo ai që ka qënë mbrapa shoferit. Them se plumbat kanë dalë nga krahu i shoferit. Nga dera para apo mbrapa nuk e di se nuk e kam parë pasi ka qënë makina e parkuar dhe nuk e dalloja dot se nga cila sedilje qëllohej. Unë shihja pjesën e makinës nga krahu jo i shoferit, pra i pasagjerit. Makinën e kisha si anësore nuk e kisha përballë. Për momentin nuk e di se ndaj kujt ishin drejtuar goditjet me arme zjarri se unë kam parë vetëm këtë skicë. Se ku janë qëlluar nuk e kam parë. E kam marrë vesh më pas që kanë qëlluar filanin. Aty e kam parë që po qëllohej një makinë tjetër por se kush ka qënë nuk e di, e kam marrë vesh më vonë. Kjo makina tjetër për momentin sa ishte parkuar karshi makinës që ka goditur me armë. Makina që është qëlluar ishte përballë me lokalin dhe një berber. Si rrugë lagje unë nuk e mbaj mend se aty jetoj prej gjashtë vjet, emrin e rrugës se mbaj mend, por vendin e njoh. Makina nga u qëllua kur mori kthesën që u bllokua edhe me trotuarin, pashë që ishte BMW gri me targa Durrësi, me targë DR 1944 F, që se harroj kurrë në jetën time, se desh më shtypi edhe mua. Kur u kthye makina e autorëve në trotuar që ka shkelur trotuarin dhe ka marrë kthesën majtas e kam pasur një metër e gjysëm ose e shumta dy metra. Më erdhi shumë keq kur pashë në timon një person që kisha respekt për të. Ndërsa makina që u qëllua kur shkova te vendi i ngjarjes pashë që ishte një Lancia më duket por sigurt nuk e di se ishte rrethuar me policë. Kur dola nga shtëpia para ngjarjes, kam ecur në trotuarin e krahut të pallatit, domethënë krahu i djathë i rrugës, nga pallati im e deri përballë me supermarketin e “Janit” nga Korça, përballë me supermarketin duke kaluar rrugën pa u futur në rrugë, kam qënë në trotuar pa u futur në rrugë, përballë me supermarketin e Korçarit, aty kam dëgjuar krismat e para jam shtangur dhe pashë që e kisha përballë makinën. Aty ku kam ndejt unë, është një kabinë telefoni apo roje nuk e di saktë, por aty ndodhet akoma kjo kabinë. Në atë moment sa kanë filluar krismat, pasi momenti i parë kanë qënë 4 – 5 krisma, kam marrë rrugën të dal tek supermarketi, kam tentuar të kaloj tek supermarketi. Në momentin që kam tentuar të kaloj rrugën, ka kaluar BMW -ja pikë plumbi dhe mirë që s`më mori edhe mua. Kur ka kaluar BMW-ja, jam kthyer me fytyrë nga makina të shihja ç`farë ishte kjo, ç`farë ishte ky skandal. Kur më kaloi makina, unë nuk isha në trotuar por në rrugën automobilistike, pasi po tentoja të kaloja tek trotuari tjetër dhe aty më kaloi makina para dhe s`më la të kaloja dhe unë u ktheva dhe pashë që morën kthesën nga rruga nga Shijaksburgu. I pandehuri Arben Frroku kishte vesh rroba të errëta. Maska ndoshta ka qënë çorape apo maskë por e ka pas të ngritur deri tek balli dhe unë i kam dalluar vetëm fytyrën e tij dhe rrobat dominonin të errëta, gri apo e zezë. Kishte diçka të zezë në kokë, ishte maskë apo kapuç nuk e di. Dy të tjerët e kishin të mbuluar fytyrën, ndërsa shoferi vetë e kishte të ngritur dhe vetëm këtij arrita t`i shoh fytyrën. Unë para ngjarjes kam njohur Arben Frrokun dhe vëllain e tij. Në vitin 2009 kam bërë me Mark Frrokun fushatë për Partinë Demokristiane në Laprakë për Nard Ndokën. Në atë periudhë të vitit 2009 që jam njohur me Arben Frrokun, kam bërë fushatë me Mark Frrokun për Nard Ndokën në Laprakë dhe unë kam qënë në dispozicion të Partisë Demokristiane me Mark Frrokun. Kemi bërë fushatë punë tre-katër muaj në vitin 2009, nuk e di mirë saktë sa muaj dhe çdo natë pinim kafe tek lokali i tyre në Misto Mame ku kanë një piceri. Aty e kam njohur Arben Frrokun, e kam parë me miqtë e vet, shokët e vet dhe gjithmonë më thonte Marku, vëllai im Arbeni. Unë me Arben Frrokun nuk kam pirë asnjëherë kafe në jetën time, vetëm përshëndetje ç`kemi, ç`farë bën. Dija që ishte biznesmen dhe vëllai i Mark Frrokut. Në jetën time nuk kam folur me të, vetëm përshëndetje, si jeni, mirëmëngjes, mirëmbrëma, e jo më të kem patur konflikt. Unë jam në dijeni se është biznesmen, di që kanë një hotel në autostradë, di që kanë një lokal në Misto Mame, di që kanë edhe shtëpitë në Unazë të Re, kurse për aktivitete private për ç`farë më bëtë pyetje për “Xhoi Lloto”, unë kam qënë i shkëputur në atë kohë kur është hapur “Xhoi Lloto”. Unë kam ndenjur me Mark Frrokun vetëm 3-4 muaj të fushatës. Unë në jetën time, jam 44 vjeç sot, nuk kam luajtur një mijë lek të vjetra bixhoz në jetën time. Edhe nëse del kush të më thotë se filani ka luajtur bixhoz, unë përgjigjem me jetën time. Në jetën time nuk kam luajtur bixhoz. Me Mark Frrokun në jetën time marëdhënie lekësh nuk kam pasur dhe jo më me Arben Frrokun që vetëm kam patur përshëndetje. Unë në atë periudhë të vitit 2009 kur kam bërë fushatë me vëllain e të pandehurit, kam pasur një makinë Benz 190, pa doganë, pa letra. Ngaqë kam pas punuar me forcat speciale e kam pasur si gjithë policët e tjerë pa letra. Në atë periudhë kam qënë pa punë. Në atë periudhë unë u bashkova me partinë e Nard Ndokës dhe më caktoi partia të rrija në shoqëri me Mark Frrokun, vetëm të rrija në dispozicion të partisë në Laprakë. Në atë moment unë isha me makinën time aty dhe në atë periudhë ishin bërë problem makinat pa letra, ka qënë shef Krenar Ahmeti. Ka qënë shef për qarkullimin e Tiranës. Pat nxjerrë urdhër që makinat pa letra të bllokohen. Kam qënë polic, edhe sot policët i ke me makina pa letra. Në atë periudhë mora vesh që tek lokali i tyre në Misto Mame shiteshin makina dhe vendi i qerasë aty ishte 35 mijë lek në muaj. Kishte vend parkimi që të lije makinat. Unë ngaqë punoja me Mark Frrokun më tha bjere makinën aty, lëre dhe nuk do të marrim lek. E kam lënë aty dy muaj sa ndenja unë me fushatën dhe më pas e kam marrë makinën, e kam shit siç shiten gjithë makinat, në Durrës. Asnjëherë në jetën time nuk i kam patur borxh…”. Në vijim të pyetjeve tona lidhur me ngjarjen ai është shprehur sërish në të njëjtën seancë gjyqësore sa më poshtë; “… pas ngjarjes u ktheva në shtëpi dhe çova nusen dhe zbrita diku mbas dhjetë minutash. Unë jam kthyer me nusen në shtëpi mbas ngjarjes, nuk jam ulur fare në shtëpi, kam zbritur poshtë, tani periudha e kësaj kohe mund të ketë qënë e shumta dhjetë minuta. E kam thirrur punonjësin e gardës në telefon dhe kam shkuar dhe jam ulur në kafe me të. Telefonatën e kam bërë me punonjësin e gardës sa kam zbrit nga pallati, para se të ulesha në kafe. Ai ka ardhur dhe ka biseduar me mua. Në atë moment e kam parë objektin kur është qëlluar. Pa shku në shtëpi kam shkuar tek objekti që ishte qëlluar. Aty kur kam pas shku unë nuk kan pas ardhur forcat e policisë dhe kur kam shkuar radhën e dytë kishin ardhur. Rradha e dytë ka qënë mbasi kam biseduar në telefon me punonjësin e gardës dhe ai ka biseduar me dy punonjësat e shtetit. Kemi shkuar tek vendi i ngjarjes, më pas kemi shkuar në shtëpinë time dhe u kemi treguar shtëpinë dhe ata erdhën tek shtëpia ime. Punonjësin e Gardës së Republikës e kam thirrur me numrin tim celularë. Ai e ka shtëpinë një pallat ngjitur me mua. Shansi ishte se atë ditë ishte në shtëpi. Numrin e celularit e kam pasur 068xxxxx. Ky është numri im i blerë me pasaportën time. Jam mundur të marr disa numra por nuk kisha besim në asnjë polic të thjeshtë. Mbasi kam biseduar me punonjësin e gardës dhe e dija se nuk kishte lidhje, tentova tek disa miq të lypja numrin e Erzen Breçanit me anë të disa miqve të mi që të gjeja numrin e tij. Nuk ma dha kush dhe më pas erdh ky miku i gardës dhe i`a shpjegova. Ky i thirri ata Tonin Vocin dhe Agron Kuliçin. Kur erdhën në shtëpinë time Tonin Voci dhe Agron Kuliçi e biseduam rreth ngjarjes, unë kërkova nga oficerët e policisë së shtetit shqiptar që të mos më dilte sekreti im se besova se janë shtet. Më premtuam me gjithë forcën e tyre se nuk do dalë sekreti. Natën e ngjarjes që takova drejtuesit e policies ju tregova për autorin. Kur më premtuam që do më siguronin çdo gjë se nuk do dilte sekreti, unë i`u thashë emrin dhe mbiemrin e personit që kisha njohur. E mora vesh kur shkova me punonjësin e gardës që ishte qëlluar Dritan Lame. Di që ka qënë shef komisariati në Kombinat. Në atë momentin që e thirra atë burrin e gardës. Në atë moment mbarova telefonatën me atë të gardës dhe i`a kërkova një mikut tim që punon në polici të shtetit, i`a kërkova numrin e Erzen Breçanit. Kam thirrur personin që punon në gardë dhe sa kam mbaruar telefonatën me të, kam kërkuar një mikun tim, ndërkohë personi i gardës nuk kishte ardhur dhe e pyeta atë mikun tim për numrin e Erzen Breçanit. Vetëm një personi i`a kam kërkuar numrin e tij. Ky person quhet SH.Y, punon tek burgu i Fushë – Krujës, numrin e telefonit nuk i`a mbaj mend se ka një vit e ca që ka ik në Francë. Ylli Memija dhe ka qënë punonjës në gardë. Tani nuk është në punë, por në Tiranë e keni. Kur ka ndodhur ngjarja, unë kam qënë në vendngjarje 15 metra larg, me nusen. Herën e dytë në vendngjarje kam shkuar me Ylli Meminë, tek automjeti që ishte qëlluar. Makina që ka qëlluar ka qënë në kryqëzim të rrugës, me turi nga unë, përballë me berberin. Nuk ka qënë e parkuar, ka qënë gati me ik. Ka qënë e ndalume kur ka qëlluar. Menjëherë që ka ikur makina dhe njoha personin, u habita se ç`ne ky person, se nuk e dija për njeri të tillë. Pas habisë mora telefonin dhe fiksova targën e makinës. Personin e njoha, numrin e personave në makinë e pashë. Fillimisht ne takim me drejtuesit e policise naten e ngjarjes u kam thënë numrin e personave, makinën dhe targën dhe kur kemi filluar bisedimet, u kam thënë që njërin person në timon e njoh dhe mbas disa muhabeteve që bëja për fëmijët e mi, për jetën time, u kam treguar, pasi më kanë premtuar që shteti do të ruajë, do të mbrojë, nuk do dalë sekreti. U kam treguar që personi në timon ishte filani…etj”

Kjo dëshmi provohet se është e vërtetë, pasi mbështetet edhe nga prova të tjera të cilat u administruan gjatë këtij gjykimi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. emigrant55 says

    Se kuptoj mbase gabohem,por Froku kishte ferkime me te ndjerin dhe ne qoft se do shkonte me vra ai do mbante kapuc ne koke dhe dy te tjeret mbase jo.mbase mund ket qen ai qe vrau komisarin por tregimi i ktij robit duket pak i ngatrum.Zoti ta ndjeje komisarin

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet